Që ai të ketë sy vetëm për ty, këtë Shën Valentin besojani imazhin Ela Peras!

Nuk e dimë se çfarë planesh keni bërë për ditën e të dashuruarve, por që duhet të dukeni një super yll këtë po që duhet ta keni në plan. Ndoshta ai është kujdesur t’u bëjë një surprizë, mund të ketë rezervuar një darkë romantike nën dritat e qirinjve në restorantin tuaj të preferuar, apo mund të gatuaj ai vetë në folezën tuaj të dashurisë për të parë bashkë një film, mund të ketë prerë biletat për një arratisje të ëmbël larg….

Silido të jetë skenari i këtij Shën Valentini ju sigurohuni që të dukeni një perëndeshë bukurie. Artistja e grimit, apo siç ne na pëlqen shpesh ta quajmë Zana e bukurisë Ela Pera është dora magjike pas së cilës qëndron çdo portret i bukur që del nga salloni i saj.

Përpos një profesioniste Ela është kthehet në një mike shumë të mirë për çdo kliente pasi ajo dëgjon me vëmendje dëshirat dhe komplekeset që çdo vajzë apo grua ka dhe të dyja bashkë punojnë për të nxjerrë në pah tiparet e bukura të çdo portreti. Kjo është arsyeja pse klientet e Ela Peras kthehen e rikthehen vazhdimisht në sallonin e saj sa herë duan të ndihen të bukura.

Moto e Elës dhe sallonit të saj është që askush të mos të dojë të duket si dikush, pasi secila grua është unike, e bukur, e hijshme as më pak e as më shumë se çdo personazh të famshëm që ajo mund të adhurojë nga ekrani i televizorit apo nga instagrami.

Ndaj një këshillë miqësore mund t’ja lejojmë vetes t’jua japim: Këtë Shën Valentin (dhe shumë të tjerë) besoja  imazhin tënd  duarve magjike të Elës dhe ai do marroset edhe më shumë pas teje

Fotografoi: Anjeza Durmishi 
Në foto: Ela Pera 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article