KreuCelebrity

Pse s’do ketë “Big Brother VIP” këtë të martë? Ja ç’do transmetohet!

Formatit “Big Brother VIP” këtë javë i vjen fundi pas rreth 4 muajsh transmetim ‘live’ 24 orë në ditë nga shtëpia ku banorët qëndrojnë.

Ndryshe nga çdo e martë këtë javë nuk do të ketë spektakël pasi produksioni me autorët po kujdesen për finalen e madhe që të jetë madhështore.

Mësohet se Top Channel ka hartuar një plan për zëvendësimin e orëve Prime, ku në vend të “Big Brother VIP’ do të zhvillohet emisioni “Big Brother Fan Club”.

Ky emision nuk do të jetë i drejtpërdrejtë, por do të regjistrohet më përpara. Ndërkohë të premten më 18 shkurt do të jetë finalja e madhe e “Big Brother VIP”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF