KreuCelebrity

Befason Kledi Hysa: Beatrix ka kërkuar të më takojë!

Në kohën që ishte brenda shtëpisë së BBV, Kledi Hysa pati dhe ai simpati për Beatrix Ramosaj. Modeli realizoi madje me këngëtaren një takim ronamtik, por gjërat mes tyre nuk shkuan dhe aq mirë.

Megjithatë, duket se dicka ka ndryshuar. I ftuar në ‘Glamour Zone”, Kledi rrëfeu se ai dhe Beatrix mund të takohen shumë shpejt me njëri-tjetrin, pasi dhe  ajo vetë e ka shprehur një dëshirë të tillë.

“Unë kam pasur një mbrëmje me të, Beatrix e mori pak më shumë seriozisht takimin dhe ndodhën këto gjërat. Shpresoj që së shpejti të takohemi nuk jemi takuar akoma, kam dëshirë gjithashtu dhe Beatrix ka shprehur dëshirën që të më takojë dhe të  bisedojmë pasi kemi disa gjëra për të sqaruar”- tha Kledi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF