Nesër, ditë pa makina në Tiranë! Ja rrugët që do të bllokohen!

Dita e nesërme, 22 Mars, do të jetë pa makina në Tiranë meqenëse është një ditë pushimi zyrtar.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale. “E di që fëmijët mezi e presin një ditë pa makina, ndaj nesër e martë 22 Mars, si ditë pushimi zyrtar, do të  rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tiranë duke iu bashkuar nismës së qeverisë për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm!”, ka shkruar ai.

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:

 

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

-Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Lidhur me itinerarin e lëvizjes së mjeteve të linjave urbane, do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

-Të gjitha Linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rrugova” me drejtim në Blv “Bajram Curri”.

-Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi Wilson” dhe te “UFO”.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article