KreuCelebrity

Nuk është ashtu sic duket! E vërteta e reagimit të Nicole Kidman ndaj incidentit të Will Smith dhe Chris Rock!

Ai që u konsiderua si reagim i Nicole Kidman ndaj shuplakës që Will Smith i dha Chris Rock, u bë viral në mediat sociale. Por  rezulton se në të vërtetë, fotografia është shkrepur para se të fillonte transmetimi i Oscars 2022.

Kidman u fotografua e ulur me fustanin e saj Armani Privé dhe shprehja e fytyrës së saj, u pretendua se ishte rezultat i shuplakës së kolegut, por ndërkohë duket se fotoja është shkrepur  rreth orës 16:30 pasdite, ndërkohë që të ftuarit ishin ende në vendet e tyre – plot tre orë para incidentit.

Mendohet se ai ka qenë momenti që Oscars prezantoi 8 çmime në kategori të tilla si montazhi i filmit, zëri, grimi dhe stilimi i flokëve, etj. Shprehja e habitur e fytyrës së Kidman – me shumë gjasa për një prej atyre fituesve – u bë një meme virale pasi u nxorr nga konteksti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF