KreuFashion

“Crop tops”, nuk duhet t’i mungojnë gardërobës tuaj, ndaj shihni modelet më “cool”!

Të gjithë duan të jenë të veshur bukur dhe plot stil, dhe “crop top” na e mundësojnë këtë më së miri.  Ato janë veshja më “cool” që na duhet për verën. “Crop top” nuk do t’ju mërziten edhe nëse i vishni 24 orë në ditë, nga mëngjesi deri në darkë. Mund te kombinohen me pantallona me bel të lartë, me funde, xhinse, madje mund t’i vishni edhe nën kostume shumëngjyrëshe.

Janë të përshtatshme me kaq shumë veshje, sa do të gaboni nëse i lini në pjesën e pasme të gardërobës suaj. Nëse jeni mërzitur nga bluzat e zakonshme, është ideale të zgjidhni një “crop top” për t’i rikthyer buzëqeshjen vetes tuaj.  Ndaj, lëreni veten të lirë dhe frymëzoheni nga modelet tona të preferuara..

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF