Nanotherapy; fjala e fundit e shkencës për shëndetin dhe lëkurën tuaj!

NanoTech; trupi yt më i shëndetshëm, e më i ri se asnjëherë!
Është thënë shpesh se të luftosh me kohën është gati e pamundur dhe në një moment apo tjetër të gjithë dorëzohemi përballë viteve që pasojnë njëri tjetrin pamëshirshëm. Së fundmi të kthehesh pas në kohë duket se është e mundur  vetëm nëpërmjet terapive me Nano Healthcare. Kujdesi shëndetësor i pari në botë i këtij lloji ofron me të vërtetë zgjidhjen për të fituar betejën me kohën duke bërë lëkurën, indet, muskujt dhe tendinat tuaja më të reja dhe më të shëndetshme.

Nanoteknologjia e cila përdor parime që shpesh imitojnë proceset e natyrës, gradualisht po bëhet e aftë të ndërtojë molekula shumë të organizuara, që kanë veti shumë specifike. Ana magjepsëse e nanoteknologjisë është se ajo integron fizikën, biologjinë dhe kiminë. Me pajisjen NanoTech Therapy është e mundur të punohet në nivel qelizor me një gamë të gjerë lëndësh ushqyese aktive dhe materialesh rindërtuese të qelizave duke tejkaluar të gjitha teknikat, kremrat dhe serumet ekzistuese.

Duke i reduktuar lëngjet në nano grimca nga 20 në 200 Nm (nanometra), ne i transportojmë ato lehtësisht në thellësi, midis shtresave të lëkurës dhe më pas njihen nga qelizat si materiale për rindërtimin e qelizave të trupit.

Në varësi të mënyrës së aplikimit, nanogrimcat mund të depërtojnë në lëkurë ose inde deri në 4 centimetra të thella.  Për shembull: Miniaturizimi i 1 mililitër acidi hialuronik barazohet me pirjen e të paktën 1 litër.  Duke e aplikuar atë në nivel qelizor, efekti i një mililitri më pas përforcohet shumë herë në krahasim me pirjen.  Me pak fjalë: nuk ka efekt më të fortë dhe më të drejtpërdrejtë se ky.

Nëpërmjet nanoterapisë qelizat tuaja mund të ushqehen deri në nivelin e muskujve për shembull me acid hialuronik, vitamina të rëndësishme, aminoacide të ndryshme dhe 65 minerale nga Deti i Vdekur, të cilat janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e qelizave.

Rënia e vetë trupit në prodhimin e acidit hialuronik mund të zëvendësohet me lehtësi deri në 100% përsëri, në mënyrë që qelizat të mund të rinovohen plotësisht.  I gjithë sistemi juaj imunitar ngrihet menjëherë në një nivel më të lartë në mënyrë që të mund të parandaloni edhe problemet e ardhshme. Kjo shpikje revolucionare funksionon falë substancave natyrale si acidi hialuronik, kripërat minerale dhe vitaminat (kripa shëruese e Detit të Vdekur). Duke i ofruar këto substanca në nivel qelizor (madhësia Nano midis 20 dhe 600 nanometra) ato njihen më mirë dhe më shpejt si ushqim potencial dhe material ndërtimor për qelizat, tendinat dhe muskujt e trupit.

Në varësi të moshës, strukturës gjenetike dhe predispozicionit, mund të ketë përtëritje të lëkurës nga 10 në 12 vjet në vetëm 6 muaj, me një trajtim një herë në 2 javë.  Më pas, trajtimet e mirëmbajtjes mund të caktohen një herë në muaj ose një herë në 2 muaj për të ruajtur nivelin.

NanoTech gjen përdorim të gjerë jo vetëm në fushën e bukurisë estetike por edhe në atë mirëfilli mjekësore. Terapia NanoTech mund të aplikohet si trajtim lokal: për shembull për rinovimin e lëkurës së fytyrës ose si trajtim në të cilin i gjithë trupi rivitalizohet menjëherë. Duke ushqyer lëkurën, muskujt dhe tendinat në mënyrë të shëndetshme, dhimbjet shkrihen si bora në diell. Në këtë pikë kjo lloj terapie gjen përdorim edhe në fushën e fizioterapisë. Kjo teknikë pra aplikimi i nanomaterialeve dhe pajisjeve për trajtimin e problemeve mjekësore, ka demonstruar potencial të madh për të mundësuar përmirësimin e diagnozës, trajtimit dhe monitorimit të shumë sëmundjeve serioze, duke përfshirë kancerin, çrregullimet kardiovaskulare dhe neurologjike, HIV/AIDS dhe diabetin si dhe shumë sëmundje të tjera.

Botuar ne BORDO, Prill 2022

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article