KreuArt

Monika apo Sarah?? Vajzat e BBV bëjnë xing me të njëjtën veshje!

Monika Lubonja dhe Sarah Berisha janë kthyer në dy personazhe mjaft të dashur për publikun që prej pjesëmarrjes së tyre në formatin “Big Brother Albania Vip”.

Gjithmonë të kuruara në detaje vajzat nuk ngurojnë t’i publikojnë edhe në rrjetet sociale fotot nga eventet e tyre.


Këtë radhë ato kanë bërë xing me të njëjtën veshje.
Sarah ka publikuar në instagramin e saj një ‘reel’ me veshjen që do të mbajë sonte në spektaklin “Kosherja” si moderatore krahë aktorit Bes Kallaku.

Të njëjtën veshje (Jumpsuit) mbante edhe Monika Lubonja 2 javë më parë në festën e ditëlindjes së saj. Një festë që u bë kryefjala e disa ditëve me rradhë dhe mblodhi shumë personazhe Vip. Më e komentuara sigurisht ishte Monika me  shkëlqimin e saj që nuk njeh moshë.


Aktorja e mirënjohur shkëlqeu me jumpsuitin ngjyrë portokalli të ndezur që e ripamë të veshur së fundmi nga Sarah Berisha. I vetmi ndyshim është se blogerja ka preferuar ngjyrën e gjelbër.

Për ne të dyja duken fantastike, si Monika ashtu edhe Sarah ndaj është në shijen tuaj të bëni zgjedhjen se cila ju pëlqen më shumë me këtë veshje…

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF