KreuStil Jetese

Më të ndryshme, nuk bëhet: Vajza e JLo “si gjyshe”, stil krejt të kundërt me nënën e saj! 

Jennifer Lopez dhe vajza e saj, Emme, Emme, u cfotografuan nga paparacët së bashku në Ditën e Nënës. JLo, si gjithmonë, kishte pamjen e një dive, por e bija ka një stil veshjeje krej të kundërt me atë të së ëmës.

Në rrjetet sociale, disa ndjekës e kanë kritikuar, duke i thënë se “duket si gjyshe”, por asaj duket se nuk intereson aspak.

14 vjecarja preferon një look vintage e paksa androgjen. Me sa duket, adoleshentja është në një periudhë eksperimentimi me veshjen, e zgjedh veshje të gjera e shfaqet mjaft e mbuluar në publik, në një kohë kur e ëma 52 vjecarja nuk ngurron të ekspozojë trupin e tonifikuar.

Ekspertët mendojnë se pamja e Emmes mund të jetë edhe një lloj revolte e saj ndaj ndryshimeve në jetën personale të së ëmës, e cila sapo u fejua me Alex Rodriguez njoftoi ndarjen, dhe nisi një lidhje të re me Ben Affleck.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF