KreuStil Jetese

“Do të të dua përjetësisht..”, Sabri Fejzullahu bën urimin emocionues për bashkëshorten!

Bashkëshortja e këngëtarit, Sabri Fejzullahu, Nera feston sot ditën e saj të lindjes.

Në këtë ditë të shënuar këngëtari i njohur ka zgjedhur që ta urojë bashkëshorten edhe në rrjetin e tij social, përkrah një fotografie ku ata shihen të lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Dashurinë, respektin kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dashur, shumë të dua, e do të dua përjetësisht se të kam gravurë në zemër. Urime ditëlindjen ty melodi e pa mbarim”, ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë që Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij prej vitesh janë të martuar dhe gjatë martesës së tyre janë bekuar me dy fëmijë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF