KreuCelebrity

Nga bullizimi te ndërhyrjet estetike, Luana Vjollca flet hapur në “Thuaje”!

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka publikuar këtë të enjte projektin e saj personal “Thuaje”, për të cilin ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Luana ka publikuar episodin e parë të këtij projekti, i cili është një rrëfim për veten, teksa thekson se me “Thuaje” dëshiron të jetë zëri i atyre që nuk kanë zë.

Ajo tregon sesi rrugëtimi i jetës në televizion e ka ndryshuar nga një vajzë sociale dhe të qeshur, në një vajzë introverte.

Luana ka ndarë momentet kur është ndjerë e bullizuar për trupin apo pamjen e saj, çka e ka çuar moderatoren të bëjë edhe ndërhyrje estetike për t’u ndjerë më mirë dhe më e bukur.  “Unë kam zgjedhur gjithmonë të hesht, por në vetminë time unë e kam vuajtur”, shprehet Luana.

“Thuaje” do të ketë 5 histori personale të Luanës. “Në vetvete nuk janë histori të bukura, por kanë shërbyer që të jenë forcë”, ka zbuluar ajo.

Kënga e parë që është pjesë e “Thuaje” mban titullin “Si njerëz”, punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF