Pas Justin Biber, Ferrari ndalon edhe familjen Kardashian të blejë makinat e tyre luksoze

Prodhuesi italian i makinave “Ferrari” ka ndaluar disa nga yjet botëror të blejnë makinat e tij. Kompanisë nuk i intereson nëse keni para të mjaftueshme për të blerë një ose disa nga makinat e tyre, nëse nuk plotëson disa kritere që ata i kanë në parim atëherë ti je një i padëshiruar për Ferrarin.

Prodhuesi italian i makinave ka disa të famshmëm që nuk i lejon t’i blejnë makinat e tyre dhe në këtë bëjnë pjesë edhe Kardashians. Yjet si Justin Bieber, Floyd Mayweather dhe të famshëm të tjerë si familja Kardashian nuk mund të blejnë Ferrari.

lg.php.gifSipas Ferrarit, nuk ka asnjë listë të zezë që ndalon njerëzit të blejnë makinat e tyre. Megjithatë, prodhuesi i makinave rezervon mundësinë për të zgjedhur me kujdes se kush ka akses në njësitë e tij më ekskluzive. Është më shumë një realitet sesa një mit. Dhe ne kemi një shembull të saj. Ferrari urren kur një klient kërkon makinë dhe më pas dëshiron të ndryshojë atë. Justin Bieber tregoi se nuk donte të respektonte një nga dëshirat e Ferrarit: që pronarët të modifikojnë sipas dëshirës pamjen e makinave të tyre.Artisti jo vetëm që ndryshoi ngjyrën e makinës së tij, por më pas e nxori në ankand.

Pas këtij veprimi të fundit, Ferrari vuri veton për çdo blerje të ardhshme për Justin Bieber.

Ylli i muzikës pop ka një pasion për makinat dhe shpejtësinë. Megjithatë, atij do t’i duhet ta drejtojë adrenalinën e tij drejt një marke tjetër makinash luksoze

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article