KreuStil Jetese

ItalEstetik, qendra estetike më e re në Tiranë! 

Pas 28 vitesh lider në fushën optike me ItalOptik, Romina Ferra drejtuesja e këtij biznesi ka vendosur të marrë një tjetër inisiativë sa i përket sipërmarrjes. Shumë shpejt rrjetit ItalOptik do t’i shtohet simotra që kësaj here ka të bëjë me trajtimet estetike. ItalEstetik është qendra më e re e trajtimeve të bukurisë që ofron kryeqyteti. Gama e gjerë e trajtimeve, produktet e A-listës në kozmetikë dhe stafi i specializuar janë dëshmia se kjo qendër estetike do të ndjekë hapat e suksesshme të ItalOptik. 

Romina sapo keni marrë një inisiativë të re sa i përket sipërmarrjes.  Pas ItalOptik ku në fokus janë syzet, ju po e zgjeroni këtë biznes edhe në fushën e Dermoestetikës. Si lindi ky zgjerim? 

Po, është e vërtetë. Përveç pjesës së optikës, tashmë e konsoliduar me 3 dyqane të rëdësishme kemi menduar që të integrojmë edhe estetikën. Kemi vendosur që ta quajmë ItalEstetik dhe do të ofrojmë shërbime të ndryshme të dermoestetikës, si përshembull; fillera me acid hyaluronic, botox, filler, mezoterapi, produkte PRP . E gjithë procedura do të bëhet nga mjekë dermatologë të cilët janë të specializuar në këtë fushë dhe automatikisht jemi kujdesur që nëpërmjet kërkimeve të shumta nga stafi i mjekëve të sjellim produktet më të mira që janë sot për sot në treg.

Me ItalOptik e keni dëshmuar që jeni lider ne treg. Sa mendoni se do të jetë e vështirë që të ruani të njëjtat standarte edhe me Italestetik? 

Është një treg pak i vështirë. Por pavarësisht se kohët e fundit është përhapur shumë në vendin tonë, ne do të mundohemi që t’i ofrojmë klientit cilësinë maksimale. Edhe në këtë sipërmarrje do të mundohemi të bëjmë maksimumin siç kemi bërë në fushën e optikës. Do ta fillojmë këtë risi tek filiali ynë tek Selvia, por edhe në pikën tonë në TEG, pra njëkohësisht në këto të dy pika do ofrohet ky shërbim. Klientët e Dermoestetikes do të kenë një preferencë edhe tek të gjitha produktet e Optikës. Do të ketë oferta të posaçme vetëm për klientët të cilët do të integrohen në fushën e dermoestetikës.

Sa i përket Optikës, tashmë janë 3 pika, pra jeni zgjeruar…

Po, në TEG tashmë kemi bërë një ndryshim, kemi zbritur nga kati i parë hyrja lejla, tani jemi në katin 0, përballë me Mango dhe gjithashtu kemi bërë një rikonstruktim total të dyqanit, i cili është bërë diçka vërtetë e veçantë.  Jemi munduar që në dyqan të integrojmë ngjyrat e tokës dhe interior tejet minimalist. Të njëjtën kemi bërë edhe tek Arena apo tek Selvia.

Po sa i përket linjës së syzeve keni qenë besnikë të linjave që keni pasur apo keni zgjeruar gamën duke testuar shijet e klientëve?

Që kur zbritëm në katin 0 ne TEG kemi futur edhe disa linja të reja që nuk i kemi patur në treg si Yves Saint Laurent, Guçi, Prada dhe jemi në pritje të disa linjave të tjera australiane.

Cilat ngjyra janë këtë vit në modë, duke qenë se ju keni parë edhe panairet dhe e dini paraprakisht çfarë tendencash do të vijnë?

Sivjet do të jenë trend format pak të vogla ose format shumë të mëdha pra jo gjërat e mesme. Përsa i përket ngjyrave të lenteve janë shumë natyrale; pasqyrat nuk janë më shumë në modë. Vjet ishin edhe skeletet me ngjyra neon të forta në modë, janë edhe sivjet, por jo aq shumë sa vitin e kaluar. Çdo gjë po tenton që të shkojë drejt natyrales, qoftë tek skeletet edhe tek ngjyrat e lenteve.

Për t’ju rikthyer dermoestetikës, pikë bazë do të jetë ajo tek Selvia dhe tek TEG-u po klientët që do të jenë tek stadiumi ‘Air Albania’ do të përfitojnë diçka?

Patjetër, mjafton që ata të kenë një kupon tonin të ItalOptik dhe me atë kupon ato do të mund të përfitojnë edhe në dermoestetikë, tek të dyja pikat.

Lista e trajtimeve

Botox

Rimodelimi I buzëve

Rimodelimi I sulkuseve

Rimodelimi I rratheve poshtë syve

PRP për flokët dhe fytyrën

Mezoterapi për flokët dhe fytyrën

Blefaroplastike jo kirurgjikale :

Superiore , Inferiore  + superiore

Plasmapen për rrudha në zona të tjera të trupit

Heqja e kallove dhe nishaneve

Rimodelimi  i mollëzave

Botuar në BORDO maj 2022

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF