Rihanna fotografohet për herë të parë pas lindjes së djalit!

Rihanna është fotografuar për herë të parë që kur mirëpriti fëmijën e saj me të dashurin, A$AP Rocky javën e kaluar.

Këngëtarja 34-vjeçare është parë duke bërë një shëtitje në West Hollywood pas lajmeve se solli në jetë një djalë më 13 maj.

Edhe e ajo ishte pa të dashurin dhe foshnjën gjatë shëtitjes, raportet thonë se ajo, partneri A$AP Rocky dhe djali i tyre janë të shëndetshëm dhe të lumtur.

Krijuesja e hitit “Rude Boy” kishte veshur rroba të gjera. Ajo dhe Rocky nuk e kanë konfirmuar ende lajmin se janë bërë prindër.

Kujtojmë që Rihanna zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në muajin janar. Gjatë shtatzënisë, ylli botëror është komentuar shumë për mënyrën e saj të veçantë të veshjeve që ka zgjedhur në daljet e saj.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article