KreuCelebrity

“Jam e rraskapitur..”, Billie Eilish rrëfen sindromën nga e cila vuan!

Billie Eilish ka rrëfyer së fundmi se vuan nga sindroma ‘Tourette’ që në moshën 11-vjeçare.

Sindroma Tourette është një gjendje e sistemit nervor që bën njerëzit të kenë “tik”. Ajo përfshin lëvizje të përsëritura ose tinguj të padëshiruar që nuk mund të kontrollohen lehtësisht.

Billie shpjegoi se, kur ajo përjeton një ‘tik’, njerëzit nuk reagojnë gjithmonë siç duhet dhe me konsideratë. Ajo tregoi se ata qeshin sepse mendojnë se po përpiqet të bëj shaka, “Unë gjithmonë ndihem tepër e ofenduar nga kjo”.

Billie tha se disa nga ‘tikat’ e saj janë qetësuar, por ka ende disa delikate, “Këto janë gjëra që nuk do t’i vini re kurrë nëse thjesht po bëni një bisedë me mua. Por për mua ato janë shumë rraskapitëse”.

Autorja e super hitit “Bad guy” tregoi gjithashtu se i pëlqen shumë të flasë për përvojën e saj me sindromën ‘Tourette’ dhe se është shumë e lumtur që flet për këtë, teksa shtoi se nuk përjeton ‘tike’ gjatë kohës që është duke performuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF