Fjalët qarkullonin prej kohësh, por tashmë me disa postime në rrjetet sciale, ato janë konfirmuar nga vetë modelja Dorina Gegiçi dhe menaxheri Denis Avdiu, të cilët e kanë pranuar se janë në një lidhje. Është dashur me sa duket ditëlindja e modeles që dyshja të “dalë hapur”.
Denisi, menaxher i këngëtarit Butrint Imeri, publikoi në Instagram një foto me modelen dhe e uroi për ditëlindje duke e shoqëruar postimin me zemër. Ajo ripostoi të njëjtën foto shoqëruar me fjalët “Të dua”, duke konfirmuar kështu përfundimisht romancën e tyre.
Dorina është një modele mjaft e ndjekur në Instagram, e ndonëse ka marrë ftesa nga televizione të ndryshme për të qenë moderatore apo aktore, ka preferuar të afirmohet në tregun e modelingut.