Armina “akuzon” Kourtney Kardashian: Sandalet e saj në dasëm, si ato të miat në fejesë!

Dasma e Kourtney Kardashian ka qenë këto ditë në vëmendjen e mediave rozë në mbarë botën. Blogerja shqiptare Armina Mevalni ka bërë dhe ajo një koment lidhur me stilin e veshjes së yllit te reality show-t.

Përmes një postimi në Instastory, Armina ka kritikuar Kourtney Kardashian dhe Travis Barker për dasmën, të cilën e cilëson si “reklamë të ekzagjeruar” për Dolce and Gabbana.“Atëherë, unë vetë dëgjoj muzikë rock, vdes për gothic style dhe më ka pëlqyer gjithmonë stili i Kourtney, poooor… Dasma, për më tepër altari, mu duk si copëz e një dyqani të Dolces (reklamë e ekzagjëruar), shumë e parë me kadifen vishnje, shumë e ekzagjëruar dhe veshjet e të ftuarve po ashtu nuk më pëlqyen. Për mua Travis dhe Kourt duhet të qëndronin te martesa civile me makinën vintage “Just Married”, ajo po që është një martesë ‘punk rock’ king and queen”- shkruan ajo.

Armina u ndal edhe tek sandalet e nuses. Mes veshjeve të tjera të tjerash, Kourtney u shfaq edhe një palë sandale të kuqe me detaje lulesh nga ‘Dolce Gabanna’. Armina tha në Instagram se një palë të tilla ka mbajtur dhe ajo vetë  në fejesën me Shkëlzen Berishën.

“Kourtney Kardashian duke veshur në dasmën e saj të njëjtat sandale që unë vesha në fejesë!“- ka shkruar ajo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article