KreuBusull

U përplasën me policinë në Tiranë, tifozët dërgohen në Itali!

Dhjetëra tifozë të cilët u përfshinë në trazira mbrëmjen e kesaj të marte në Tiranë janë nisur drejt Italisë. Pas shoqërimit nga policia ata janë dërguar në Durrës dhe rreth orëve të para të ditës së sotme janë nisur drejt Italisë me tragetin Durrës-Bari.

Në Portin e Durrësit janë vendosur masa të shtuara sigurie, në pritje të hyrjes së tifozerisë nga ky port.

Mbrëmjen e djeshme, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania” dhe tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër, duke shkaktuar trazira në kryeqytet.

Policia njoftoi se si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës policie dhe është dëmtuar një automjet policie.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e  tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italianë dhe 12 shtetas holandezë dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF