KreuStil Jetese

“Ka qenë shumë traumatike”, Beatrix Ramosaj flet hapur për eksperiencën në BBV!

Këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe moderatorja Luana Vjollca janë dy nga personazhet që së fundmi kanë trajtuar temën e bullizimit, me synimin që t’u japin forcë ndjekësve të tyre.

Së fundmi ato kanë realizuar një videolive në rrjetin social më Instagram ku kamë ndarë eksperiencat e tyre kur janë ndjell të bullizuara.

Beatrix tha se ka vendosur mos të heshtë më dhe t’u bëjë ballë gjithë njerëzve që e dhunojnë psikologjikisht.

Ajo rrëfeu se bullizmin e ka përjetuar që në shkollë për shkak se ishte më e shëndetshme se fëmijët e tjerë, “Që në shkollë e kam përjetuar. Të gjithë kemi karaktere të ndryshme dhe unë futem tek ata që janë më sensitivë dhe janë tërhequr. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë konfliktet, por kjo nuk domethënë që të tjerët të kenë të drejtën të të shkelin ose komentojmë. Kam qenë pak si shumë e mbushur dhe e kam përjetuar shumë. Por kalohet duke u rritur. Kjo gjëja bëhet edhe traumë. Lidhet me atë idenë, nuk kanë besim në vete. Të gjithë jemi të bukur në mënyrat tona. Jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, por jo perfektë. Rëndësi ka të kemi shpirt të mirë”.


Duke u ndalur te eksperienca e saj në “Big Brother VIP”, Beatrix e cilësoi veten si konkurrenten me eksperiencën më të rëndë.
“Unë nuk bëra asgjë gabim dhe nuk e kuptoj dot gjithë negativitetin. Unë si fillim kur dola nga BBV…aty qëndrova për 100 ditë e izoluar pa asnjë informacion. Kur del, nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara. Ju e dini sa traumatike ka qenë eksperienca për mua. Më e rëndë se e të gjithëve. Jam përballur me një negativitet shumë të madh. Komente nga më të këqijat”, u shpreh ajo.

Në fund e mbylli duke u shprehur se: “Nuk po e bëj për vëmendje, por po flas për një fenomen, kam një qëllim. Gjëja më e vështirë që secili prej nesh mund të kalojë është të gjeturit e fuqisë për t’i folur vetes. Kam shumë gjëra të bukura në jetë, vetë jeta është shumë e bukur dhe si mos të gjesh fuqinë për të ecur para. Tani jam shumë mirë dhe e kam marrë veten.”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF