KreuStil Jetese

Qershori me dy revista bashkë/Almeda Abazi rrëfehet ekskluzivisht nga Turqia!

Nga: Ilda Lumani

Qershor, i dashur qershor…
Ardhja e qershorit është e shumëpritur për të gjithë.. është lajmëtarja e verës, e fundjavave pranë detit, e buzëmbrëmjeve me perëndimet e adhurueshme, e ditëve më të gjata të vitit… Mund të bësh gjithçka; të punosh, çlodhesh, relaksohesh e frymëzohesh për projekte e iniciativa që nuk ke pasur kohë në muajt që kanë kaluar…


Plot frymëzim na gjen edhe neve stafin e BORDO, që përsëri vijmë këtë qershor me 2n1, dy revista origjinale, BORDO dhe BORDO KIDS, që është dhurata jonë speciale për ndjekësit dhe lexuesit tanë fanatikë.
BORDO propozon që në kopertinë një editorial të frymëzuar nga stili japonez i kimonove, dhe që u prezantua në një event tejet interesant këtë muaj maj, nga Margarita Club, në ambientet e Yamato Villa, një kapsulë e krijuar nga Enada At’Nikolla që tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve dhe ndjekësve në rrjetet sociale, e të cilën e gjeni të plotë në faqet e para të revistës…

E për ata që do të dëshironin të shfaqeshin me këtë look gjatë ditëve e pasditeve verore, mund t’i gjejnë fare lehtë në dyqanin hapur rishtazi të Enada At’Nikollës në qendrën tregtare COIN.


Mandej, aksesorët, produktet e bukurisë, vendet ku do të mund të shijoni verën, tendencat e interiorit e recetat e verës, sikundër plotësojnë faqet e lifestyle urojmë të jenë edhe sugjerimet tona efikase për ketë sezon.


BORDO KIDS – revista jonë e dytë dhe jo më pak e rëndësishme sjell në kopertinë një nga vajzat më të bukura shqiptare, që me sharmin, elegancën, ëmbëlsinë, zgjuarsinë, dhe suksesin në ekranin turk, ka bërë për vete gjithë audiencën e këtij vendi! Almeda Abazi, vjen në një rrëfim ekskluziv në BORDO për jetën, familjen dhe mëmësinë! Së bashku me një set fotografik, ajo ndan për herë të parë jetën e saj si nënë për lexuesit shqiptarë!


Dy nëna gjithashtu të reja, primabalerina Adela Muçollari dhe blogerja Anxhelina Kotorri ndajnë emocionet e mëmësisë dhe fotot me bebat e tyre. Por, s’mbeten pas as baballarët VIP në këto rrëfime; nga dyshja e West Side Family, Landi Hysa e Armir Shahini tek DJ VIN VELI.


E sigurisht, e veçanta e këtij botimi janë editorialet e modës dhe jo vetëm, të realizuar në bashkëpunim me disa nga partnerët e BORDO, si qendra tregtar Coin, brandet italiane Sarabanda & IDo, Jumbo, si dhe Yogurteria sjellin protagonistët e vërtetë të këtij edicioni, fëmijët. Jemi të kënaqur që edhe këtë vit konkursi BordoKIDS, i realizuar në faqen e instagramit të BORDO solli si rezultat këtë revistë unike në llojin e saj dhe të vetmin botim dedikuar fëmijëve dhe familjes në vend!
Duke shpresuar që gjithkush të gjejë diçka interesante në faqet e këtyre revistave, ju uroj nga zemra qershor sa më të dashur e të bukur!
Vera ka nisur… Shijojeni!

Botuar në BORDO,qershor 2022

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF