KreuBusull

Aventura e guximshme! U shpall i humbur në Ksamil; 74 vjeçari u nis me not në Korfuz për të pirë një kafe!

Ditën e djeshme  një 29 vjeçare polake ka denoncuar në policinë e Ksamilit humbjen e babait të saj 74 vjeçar. I moshuari Zbibniw Kaczorowski rreth orës 10.30 të paradites së të martes u hodh në det në Ksamil pasi kishte thënë se do do shkonte për një kafe në Korfuz.

Pasi kanë kaluar disa orë dhe pushuesi polak nuk po kthehej,  vajza e tij është shqetësuar dhe ka rendur drejt  rajonit të policië  çka ka bërë që efektivët blu të Sarandës të mobilizoheshin për të kërkuar shtetasin polak.

Pas disa orësh kërkimi polaku 74-vjeçar Zbibnië Kaczoroëski, u gjet i vetmuar në plazhin që quhet  “ Ishulli i Francezit”.

Ai u gjet i ulur në rërë teksa kishte ngatërruar rrugë, duke kryer plot rreth 7.5 milje detare me not por pa mundur ta pijë kafen në Korfuz.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF