KreuArt

Jo tradhtia por paratë ishin arsyeja e ndarjes së Shakirës dhe Pique!

Ndarja e Shakirës dhe Pique  ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave kudo në botë. Një ndarje që nuk pritej nga një çift i cili ishte parë prej kohësh si ideali. Lajme të ndryshme kanë  qarkulluar në rrjet mbi arsyen e ndarjes mes këngëtares dhe futbollistit që nga tradhtia nga Pique, nevoja për hapsirë ndërmjet tyre e deri te kjo e fundit ku thuhet se arsyeja e ndarjes kanë qenë paratë.

I fundit që ka folur dhe ka dhënë disa detaje është ish-kunati i Shakirës, Roberto Garcia.
Duke qenë se Garcia ka qenë për një kohë të gjatë i dashuri i motrës së Shakirës pretendon se di disa gjëra më shumë. Sipas tij çifti është ndarë për paratë.

“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Pique i ka kërkuar para Shakirës për një çështje investimi dhe familja e saj apo edhe ajo vetë nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i kanë bashkuar kurrë paratë e tyre dhe e kanë mbajnë ekonominë familjare të ndarë në 50%.

Ai shton se çifti kurrë nuk u martua dhe se as Shakira vetë nuk e ka dashur diçka të tillë.
Sipas Reuters, të dy njoftuan ndarjen e tyre duke shkruar: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimin.”
Çifti  janë prindër të dy djemve Milan dhe Sasha.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF