KreuArt

Akuzohet se vodhi emrin e linjës së saj të makeup, paditet Kim Kardashian!

Super ylli botëror Kim Kardashian është paditur për shkelje të të drejtave të autorit në lidhje me linjën e saj të re të kujdesit për lëkurën, SKK by Kim. The Sun raporton se Beauty Concepts pretendon se Kim po lançonte markën e saj të re me një emër të ngjashëm me të sajin.

Në dokumente, Beauty Concepts thotë se kontaktoi me ekipin e Kim-it pasi dorëzoi dokumentet duke u përpjekur të mbyllte të drejtat për “SKKN”. Sipas padisë, Beauty Conceps e ka informuar Kim se ata mbajnë të drejtat për markën tregtare “SKKN+” dhe i kanë thënë Kimit të mos përdorte markë të ngjashme. Kompania pretendon se ekipi i Kim-it e injoroi kërkesën, duke e lëshuar gjithsesi linjën e saj.

Avokati i Kim, Michael Rhodes tha për TMZ: “Kjo padi nuk është ajo që duket. SKKN BY KIM është një markë e re që ndjek gjurmët e linjës së suksesshme të produkteve të zonjës Kardashian KKË. Duke u bazuar në kërkime të pavarura dhe zhvillimi, kompania e saj paraqiti një aplikim për markë tregtare për SKKN BY KIM për të mbrojtur produktet e reja të markës. Kjo nxiti përpjekjen aktuale të paditësve.”

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF