Del filmi i ri Klaudia Pepës, balerina e talentuar korr sukses edhe si aktore!

 

Pas suksesit në balet, Klaudia Pepa kishte dhe një ëndërr tjetër të madhe, e ajo gjithashtu është bërë realitet për balerinën e talentuar shqiptare, që jeton prej disa kohësh në Itali: të bëhej pjesë e një filmi.

Gushtin e dy viteve më parë, ajo njoftoi se do të ishte pjesë e thrillerit “Reverse”, që asokohe nisi xhirimet në Abruzzo. “Dua të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm. Më në fund ëndrra ime po realizohet dhe në fund të muajit do të realizoj filmin tim të parë. Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar. Dua t’ju falenderoj ju dhe familjen time për mbështetjen që vazhdoni të më jepni. Dhe mbi të gjitha për një person që beson tek unë, menaxherja ime si dhe skuadrën time që punojmë çdo ditë për ëndrra tona,” thoshte atëherë.

Tani, mbërrin dhe lajmi tjetër: Ka dalë filmi i parë me metrazh të shkurtër, “Light off”, ku Klaudia është protagonist si aktore e si balerinë, dhe që do të shfaqet këto ditë në RAI Cinema.

Ajo thotë se “Lights off” flet për kërcimin, ëndrrat, dashuritë dhe gabimet, duke prekur me delikatesë temën e rëndësishme të mosaftësimit pa rënë në klishetë e zakonshme. Një narracion intensiv, i aftë të rrëfejë guximin e ëndrrave dhe kompleksitetin e dashurisë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article