KreuCelebrity

Sozia e Florian Binaj jeton vetëm disa kilometra larg tij!

Thuhet se secili prej nesh ka 7 kopje identike në të gjithë botën, dhe duket se njërën prej tyre aktori Florjan Binaj sapo e ka gjetur. Identiku i Binajt jeton vetëm disa kilometra larg tij, ose më saktë rreth 400 kilometra pasi duket se në shtetin grek jeton një tjetër ‘Florian’.

Ka qenë këngëtari i muzikës popullore Ylli Baka që ka ndarë në rrjetin social instagram një foto me kamarierin e një bari në ishullin Mykonos, duke treguar ngjashmërinë e madhe me aktorin shqiptar.

Këngëtari i muzikës popullore nuk ka hezituar të bëjë një foto me “sozinë” e Florit. Aktori e ka shpërndarë foton në profinin e tij në Instagram.

Ylli Baka ka gjetur sozinë time në Greqi,”-shkruan Flori krahas fotos.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF