KreuArt

“E hëngra dhe unë”, Mariza Ikonomi konfirmon lidhjen e dashurisë!

“E hëngra dhe unë”, Mariza Ikonomi konfirmon lidhjen e

Knëgëtarja Mariza Ikonomi ishte së fundmi e ftuar në emisionin ‘’Rudina’’  ndër të tjera ajo foli edhe për jetën personale dhe pranoi që kënga ‘’Të dua ty”,ishte një dedikim për djalin që i ka marrë zemrën. “E hëngra dhe unë”, thotë ajo me humor. Mariza shprehet se do të flasë më gjerë kur të jetë momenti për ta bërë edhe partnerin publik. Madje shumë shpejt artisten mund ta shohim si mamai pasi të bëhet nënë është gjithashtu një nga planet e saj.

Pjesë nga biseda:
Mariza Ikonomi: Është një gjë që për mua kur e dinë ata njerëz që unë dua ta dinë dhe njerëzit e mi të zemrës,  patjetër…

Rudina Magjistari: Mua më vjen mirë që më në fund u dha një lajm më  konkret sepse mendoja që do e kaloje me pjesën e parë, te lulet, te pemët te zogjtë…

Mariza Ikonomi: Unë jam te lulet, te pemët. E kam konkretizuar.

Rudina Magjistari: Këtë herë ti përmende të dashurin tënd.

Mariza Ikonomi: Po, e lumtur. Në fakt, dua të them shumë, shumë gjëra, por nga ana tjetër është vërtet bekim kur ti je e rrethuar nga dashuria. Dje e kam ndjerë veten vërtet të rrethuar nga dashuria 100%.

Rudina Magjistari: Domethënë ishte prezent i dashuri yt aty dje?

Mariza Ikonomi: Thuaja Dasarës, Elonës. Ishte nëpër cepat e telajos. Unë në fakt, ose ky është instinkti i femrës që e ka këtë pjesën e mëmësisë, por më kanë pëlqyer gjithmonë vajzat, nuk e di pse, patjetër që edhe meshkujt por ngaqë jemi familje vajzash, mbesat, pastaj kur erdhi nipi, e ndryshoi komplet,, por vërtet më pëlqen. Familja është e shenjtë, është e shtrenjtë dhe është ndryshe të flasësh, por kur ke vajzë si ti për shembull, që e ndien tamam, është një gjë e konkretizuar dhe ndryshe. Shpresoj që këtë gjë, pse jo, në të ardhmen ta realizoj edhe unë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF