KreuCelebrity

FOTO/ Pete Davidson shfaqet i dëshpëruar pas ndarjes nga Kim Kardashian!

Pete Davidson dukej i dëshpëruar teksa u pa duke bërë disa blerje, pas ndarjes së tij me Kim Kardashian.

28-vjeçari u fotografua duke vizituar një dyqan në Australi. Ai kishte veshur një palë tuta të zezë dhe një bluzë të gjerë për të qëndruar rehat gjatë daljes së tij të shkurtër.


Kjo dalje publike vjen pas ndarjes nga Kim Kardashian me të cilën ai qëndroi i lidhur për nëntë muaj.

Sipas asaj që raporton Daily Mail shkak i ndarjes është bërë diferenca moshës, “Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në Nju-Jork, ose kudo që të jetë në një moment. Por Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të fokusohet te fëmijët”, shkruan kjo media.

Ndërsa “Page Six” shpjegon se 41-vjeçarja ishte e lodhur nga kjo marrëdhënie dhe gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF