Zbulohen detaje, J.Lo dhe Ben Affleck dasmë treditore këtë fundjavë!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, një muaj pasi u martuan në Las Vegas, po bëhen gati për martesën treditore.

Çifti do të festojë këtë fundjavë dhe pritet të jetë një dasmë madhështore. “Do të jetë gjithçka për J.Lo. Ben dëshiron që i gjithë fokusi të jetë tek ajo për ditën e tyre të madhe”, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six.

Festimi i tyre intim me familjen dhe miqtë do të nisë me një darkë të premten. Ndërkohë ceremonia e vërtetë do të zhvillohet të shtunën, dhe çifti do të mbyllë fundjavën e tyre me një barbeque dhe piknik të dielën.

Lopez, 53 vjeçe, pritet të veshë një fustan të Ralph Lauren të prodhuar në Itali dhe revista Vogue pritet të dokumentojë udhëtimin e saj të modës për fundjavën.

Pas të gjitha detajeve për festën e tyre luksoze qëndron Colin Cowie, Çmimi i Cowie varion rreth 25 milionë dollarë, dhe ka prodhuar ngjarje për Oprah Winfrey, Michael Jordan dhe madje edhe për Lopez në të kaluarën.

Burimet thonë se disa nga yjet në listën e të ftuarve janë, Matt Damon, Jimmy Kimmel, Casey Affleck dhe Drea de Matteo. Kujtojmë që dasma do të zhvillohet në rezidencën e Affleck në Riceboro, Georgia.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article