Përbërësit: 1 avokado, 1 qitro, 1 finok, 1 limon, vaj ulliri, piper dhe kripë.
Përgatitja: Pritni 1 avokado të pjekur në gjysmë dhe priteni në feta. Vendoseni në një tas dhe spërkateni me lëng limoni që të mos nxihet. Pastroni finokun nga fijet dhe me anë të një thike krijoni fije të holla.
Më pas ndani qitron dhe limonin në mes dhe priteni në copa të vogla. Me një pjesë të qitros dhe limonit, me pak vaj ulliri emulsoni një lëng të trashë, që mund ta përdorni si salcë shoqëruese.
Më pas në një tas hidhni copat e avokados, finokun, qitron dhe limonin dhe përziejini ngadalë.
Shtojini në fund lëngun e emulsuar, spërkateni me vaj ulliri sipas dëshirës, piper dhe kripë.