Videot që i dërgojnë fansat në rrjetet sociale lidhur me ish-të dashurën e tij, Egli Tako, e kane shqetesuar aktorin e humorit, Olsi Bylyku. Përmes një reagimi në “Instagram”, Olsi kujton se ka nje partnere ne krah dhe se duke i dërguar këto materiale, po i hapin sherre.
“Mos m’i çoni më këto videot çfarë po ndodh rreth e rrotull, jam me grua në shtëpi”, thotë ai, duke iu referuar videove të ish-partneres së tij, e cila është konkurrente në BBV dhe disa herë ka përmendur lidhjen e saj me aktorin. “Do m’i shohë ndonjë ditë këto që më çoni dhe do na hapni sherre në shtëpi. Aman ore, aman”.
“Ore, se tani u bëra si ai muhabeti, ‘do duroj, do duroj, do duroj…’ Ore qafsh mua, ju lutëm, o ndjekës, mos m’i çoni më këto videot çfarë po ndodh rreth e rrotull, jam me grua në shtëpi, jam me grua në shtëpi. Do m’i shohë ndonjë ditë këto që më çoni dhe do na hapni sherre në shtëpi. Aman ore, aman”, shprehet ai.
Olsi dhe Egli kanë qenë në një romancë prej 5 vitesh, por lidhja e tyre përfundoi dy vite më parë. Së fundmi aktori ka zyrtarizuar edhe lidhjen e tij t re me gazetaren Denada Lura.