Renne ka patur së fundmi të ftuar në podcastin e saj një të ftuar speciale, aktoren e njohur Julia Ilirjanin, pra mamanë e saj. Mes të tjerat aktorja foli edhe për takimin me këngëtaren Parashqevi Simakun, ku u shpreh se pati një afërsi shumë të madhe me të.
“Kishte parë intervistat e mia. Më shikonte të barabartë si artiste në shumë gjëra. Ajo ishte një mister i madh që është akoma për të zbuluar. Do them vetëm gjëra të bukura në këtë podcast”, tha aktorja, teksa me tej tregoi disa nga bisedat që kishte bërë më artisten.
-
Gjithçka që duhet të dini për Sanremo 2025!
22 Janar, 13:00
Me humor ajo tregoi se në një nga bisedat më të ajo i kishte treguar se kur ishte vendosur në Sarandë për disa javë së bashku me nënën dhe një kushërirë, e kishin thirrur në zyrë kryetari i Komitetit, por në atë kohë këto lajmërime në më të shumtën e rasteve nuk ishin për mirë. Në fillim ishte stepur, por më pas asaj i kishin thënë se për të kishin “shkulur” gjithë lulet e qytetit dhe i kishin dhënë dhe një fletë lavdërimi.
Ndërkohë në Ersekë një ushtar, në pamundësi për lule të tjera, i kishte dhuruar një tufë me çaj mali. Një tjetër situatë gjithë humor ishte në Shkodër, ku teksa shumë njerëz ishin mbledhur për koncertin e saj, një grua ju afrua dhe e kapi nga dhëmbët, për të vërtetuar nëse i kishte të sajat, pasi ajo spikaste në atë kohë për buzëqeshjen e saj. "I ka të vetat dhëmbët", kishte brohoritur gruaja.
Julia Ilirjani tha se këngëtarja i kishte thënë dhe gjëra të dhimbshme por ajo nuk kishte dëshirë ti ndante.
-
A jeni gati për garën më spektakolare të vitit?
22 Janar, 14:11
Kujtojmë që Julia Ilirjani pas pjesëmarrjes në BBV vitin e kaluar, është kthyer në Shqipëri së bashku me vajzën e saj, Renne, e cila po ashtu ka spikatur nëpër daljet e saj televizive. Tashmë ajo ka marrë një nismë të re ku ka hapur podcastin e saj “Zero fucks given” ku të gjithë të ftuarit do të thonë hapur të vërtetat e tyre.