Blogeri Elton Tozaj ishte i ftuar në “Live From Tirana” per të folur rreth ngjarjeve në “Big Brother VIP”, ku ka komentuar lojën e banorëve dhe debatet që kanë ndodhur së fundmi mes tyre…
Ke thënë që motrat Gixhari e kanë ligësinë në ADN, iu kujtua atij.
"Kam parë Gertën që në disa debate më është dukur si Olta Gixhari. Disa sjellje të Gertës janë të njëjtat me ato të Oltës. Si debati që ka pasur me Rozanën që i ka përmendur babain dhe nënën që nuk jetojnë më dhe kjo gjë një njeri nuk e bën të shëmtuar, e bë të ligë. Të gjallët me të gjallët dhe të vdekurit me të vdekurit. Nuk duhet të sjellim dhe nuk duhet të rrotullojmë në varr njerëz që nuk jetojnë më." - tha Tozaj.



















