Ashtu sic kishte premtuar gjate fushates, Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv me te cilen politika zyrtare e Shteteve të Bashkuara do te jete njohja e vetem dy gjinive – mashkull dhe femër.
“Mbrojtja e grave nga ekstremizmi i ideologjisë gjinore dhe rikthimi i së vërtetës biologjike në qeverinë federale”, ky është Urdhëri që thotë se “gjinitë nuk janë të ndryshueshme”.Qeveria federale do të kalojë gjithashtu nga përdorimi i termit "gjini" në "seks" dhe se seksi është "klasifikimi biologjik i pandryshueshëm i një individi".
Ky Urdhër ekzekutiv nga Trump do të ndikojë në përpjekjet e administratës Biden për të qenë më gjithëpërfshirës në lidhje me identitetin gjinor.
Qytetarët amerikanë, që nga viti 2022 kanë qenë në gjendje të zgjedhin "X" si përcaktim gjinor në pasaporta. Tani, të gjitha agjencitë qeveritare do të sigurojnë që dokumentet zyrtare, duke përfshirë pasaportat, vizat dhe kartat, "të pasqyrojnë me saktësi seksin e mbajtësit".