KreuArt

Filmi “Home Sweet Home” në PriFest

Filmi i metrazhit të gjatë “Home Sweet Home” i skenaristit Zymber Kelmendi, ne regji të Faton Bajraktarit dhe producent Trim Musliu, do të shfaqët për herë të parë pikërisht në PriFest. Ky film është prodhimi më i fundit filmik i Kosovës dhe Maqedonisë.
Filmi “Home Sweet Home” tregon historinë e Agronit, një luftëtari të shpallur i vrarë në luftë. Rrugët mbajnë emrin e tij, shkolla e qytetit po përuron shtatoren e re në nder të rënies së tij heroike. Por, ka vetëm një problem: Agroni është … gjallë!
Ky film është prodhim i vitit 2016, dhe ka mbledhur në kastin e tij emra të njohur si Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Lea Qosja, Mona Mustafa dhe Albin Bajraktari.
“Home Sweet Home” do jetë pjesë e programit “Special Screenings” gjatë Prishtina International Film Festival dhe do shfaqet me 25 Prill, në orën 20:00 tek Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë “Boro Ramiz”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF