Burrito
Përbërësit :
4 pite gruri
200 gr djathë guda i grirë
2-3 domate,pak sallatë jeshile
… PËR SALCËN ME MISH TË GRIRË:
500 gr mish i grirë viçi
1 qepë,hudhër dhe spec i kuq djegës
300 gr fasule të kuqe
200 gr misër i zierë
250 ml lëng mishi
1/2 luge çaji piper i zi
1 lugë çaji sheqer
vaj ulliri,kripë
Përgatitja:
Kavërdisim mishin e grirë në pak vaj ulliri, e kriposim dhe e gatuajmë në zjarr mesatar-të lartë për rreth 10 minuta derisa të ketë ndryshuar ngjyrë. E lëmë mënjanë të mbuluar në mënyrë që të mos thahet.
Presim hollë qepën, hudhrën, specin e kuq dhe specin djegës dhe i kavërdisim në të njëjtin tigan në vaj ulliri derisa të zbuten, por jo të marrin ngjyrë. I japim shije me kripë, sheqer, piperin e zi,. Hedhim një garuzhde lëng mishi (ose lëng të përgatitur me koncentrate, apo thjeshtë ujë) dhe presim derisa të avullojë uji i tepërt. Shtojmë mishi e grirë, salcën e domateve, lëngun e mbetur dhe e gatuajmë salcën në zjarr të ulët për 50 minuta – 1 orë duke e përzierë herë pas here. Nëse salcat thahet tepër, shtojmë edhe pak lëng mishi apo ujë.
Shtojmë së fundi edhe fasulet dhe misrat të kulluar nga lëngu i konservimit dhe e përziejmë mirë dhe e lëmë mënjanë të ftohet për disa minuta.
PËRGATISIM BURRITOT
Vendosim në tavolinën e punës pitet dhe i mbushim me pak salcë me mish të grirë, djathë të grirë, domate dhe pak sallatë. Mbyllim fillimisht anësoret e pites, më pas pjesën poshtë e sipër duke formuar kështu një katror. Duhet të kemi kujdes që mbushja të qëndrojë plotësisht brenda.
E vendosim burriton në një tigan (me pjesën e palosur poshtë) në zjarr të ulët dhe e lëmë për 3-4 minuta. Ky proces shërben që anët e burritos të ngjiten e mbushja të mos dali jashtë. E kthejmë nga ana tjetër edhe për disa minuta të tjera. E lëmë të ftohet pak dhe e presim përgjysmë.