BORDO është një portal online informativ dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës, botës së show-bizz-it dhe spektaklit, por pa lënë mënjanë edhe ngjarje që zënë vëmendjen e të gjithëve.

Çdo ditë BORDO.al sjell informacione origjinale, pa huazuar portale apo media të tjera. Çdo gjë që publikohet në bordo.al është lajm, intervistë, shkrim, qëndrim i këtij web-i. Ajo që duam te sjellim përmes këtij portali (mes morisë së madhe të portaleve në hapësirën shqiptare) është informimi, orientimi drejt trendeve të fundit të të gjitha fushave të jetës, nga arti tek moda dhe shëndeti, evidentimi i të bukurës!

Bordo.al pasurohet dhe freskohet nga stafi i gazetarëve tanë me 30 artikuj çdo ditë. Kjo larmi lajmesh është e ndarë sipas kategorive. Rubrikat që përmban bordo.al janë:

Art, Celebrity, Bordo Stil, Bordo Men, Stil Jetese, Busull, Dossier

Art ju dedikohet artit pamor dhe skenik, emrave dinjitoze të fushës në vend dhe jo vetëm. Intervistat ekskluzive me këta personazhe është një nga pikat më të forta dhe të veçanta të web-it tonë.

Celebrity është rubrika që ka një interaktivitet më të madh gjatë ditës. Në të do të gjeni lajmet më të reja nga bota e personazheve të artit, showbizz-t, biznesit e deri politikës në vend dhe në botë.

BORDO Stil ju sugjeron trendet më të fundit të fushës së modës, nga pasarelat ndërkombëtare deri tek stilistët shqiptarë dhe njerëzit që janë të apasionuar pas së bukurës.

Bordo Men është një nga rubrikat më të veçanta që portali ynë bordo.al ka. Kjo është një rubrikë kushtuar tërësisht gjinisë mashkullore. Në të do të lexoni dhe informoheni rreth teknologjisë, risive të shkencës dhe automobilizmit, kujdesit estetik dhe fizik. Por, edhe femrat mund të gjejnë heronjtë
e tyre aty, përmes profileve të dedikuara!

Stil Jetese ju dedikohet të gjithëve dhe përfshin tema që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj vetes, modës, shëndetit. Konceptet më të fundit të dizajnit dhe interiorit, arkitekturës dhe udhëtimet më të veçanta, si dhe risitë e kulinarisë vijnë një mënyrë për të transformuar jetën tuaj. Çfarë ndodh në kryeqytet? Kush janë baret, restorantet, dyqanet, kinematë, dhe qendrat e argëtimit dhe eventet më të frekuentuara jane pjesë e kësaj rubrike.

Busull është një udhëtim nëpër botë i ngjarjeve më të rëndësishme të ditës.

Dossier është një rubrikë më pasive, që i dedikohet qëndrimeve dhe opinioneve që mbajnë personazhe të caktuar për çështje të ditës. Këto janë opinione plotësisht të dedikuara për BORDO.