7 rregulla për t’u ndjekur sapo zgjoheni,do t’ju ndryshojnë jetën - Stil Jetese
KreuStil Jetese

7 rregulla për t’u ndjekur sapo zgjoheni,do t’ju ndryshojnë jetën

A e dini se nëse ndiqni disa rregulla në mëngjes mund të ndiheni shumë herë më mirë dhe njëkohësisht të përmirësoni shëndetin tuaj? Në fakt, janë pikërisht minutat e para të zgjimit, ato që shënojnë gjithë ditën në vazhdim dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Më poshtë po ju listojmë 7 rregulla që ju këshillojmë t’i vini menjëherë në praktikë. Edhe sikur të provoni vetëm disa prej tyre, përsëri do të vini re ndryshimet në humorin dhe formën tuaj fizike.

I bën shumë mirë shëndetit tuaj oral dhe është një praktikë e vjetër ( e përdorur më së shumti nga indianët): në mëngjes duhet të shpëlani gojën me një lugë me vaj kokosi për rreth 10 minuta. Sipas traditave antike, i bën mirë shëndetit të dhëmbëve tuaj dhe parandalon dhe kuron 30 sëmundje që vinë nga emikrania.

Mjaftojnë pak minuta për të bërë diferencën. Sapo zgjohesh mundohu të shtendosësh shpinën, krahët dhe këmbët nëpërmjet disa ushtrimeve. Përveçëse do t’ju ndihmojë të keni një trup më elastik, do ju shërbejë gjithashtu të eliminoni tensionet e mundshme, dhe të përmirësoni qarkullimin e gjakut në tru ( zgjohesh më parë).

Keni dëgjuar gjithmonë të flitet për avantazhet e një hidratimi korrekt për gjithë ditën, prandaj nuk duhet të ju habisë këshilla jonë për të pirë ujë të ngrohtë sapo çoheni. Më mirë nëse uji do të jetë i vakët dhe i shoqëruar me një gjysmë limoni të shtrydhur .

Meditimi ndihmon jo vetëm trupin por edhe mendjen tuaj. Meditimi i mëngjesit, qoftë edhe për 5 minuta, mund të jetë tepër i nevojshëm për të rifreskuar mendjen, për të qartësuar idetë dhe të filloni ditën duke u ndjerë më të lehtë dhe të çliruar nga stresi.

5.Qëndroni larg nga celularët për 20 minutat e para të zgjimit

Zgjohuni, pini ujin, shpëlani gojën me vajin e kokosit, bëni gjimnastikë dhe mos e përdorni celularin! Email-e, sms, rrjete sociale, janë të dëmshëm në gjysmën e parë të zgjimit tuaj. E lejoni trupin tuaj të zgjohet në mënyrë natyrale, pa e mbingarkuar me mesazhe, imazhe, apo ta nervozoni më kot.

Ushtrimet fizike janë të rëndësishme, por dieta ushqimore është edhe më shumë për t’u ndjerë sa më mirë. Ajo që hamë në mëngjes ndikon në mënyrën se si ndihemi fizikisht për gjatë gjithë ditës. Ushqime shumë të përpunuar, me vaj apo sheqer rëndojnë organizmin. Më mirë të anoni tek frutat ( banana, mollë, kiëi). Për më shumë, mielli i tërshërës dhe kosi janë perfekt për një mëngjes të shëndetshëm me një dozë të mirë proteinash.

7.Bëni aktivitete sportive

Trupi gjatë lëvizjes prodhon endorfinë, hormonin e lumturisë. Në rast se bëni sport në mëngjes, ngarkohesh me humor të mirë. Mjafton një shëtitje e shkurtër ose një vrap i lehtë për rreth 20 minuta.

Dhe tani, buzëqesh!

                                                                                                                 Përshtati: Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF