Parashikimi i yjeve, 1 prill 2018! - Horoskop
KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 1 prill 2018!

DASHI
Mos bini pre e debateve të forta me partnerin apo mikeshat e ngushta. Kjo është më e lehta për t’u arritur sot nga ju. Jeni të mirëmenduar dhe energjikë. Nga ana tjetër, dikush do t’ju surprizojë, pa e pritur aspak. Vetëm kujdes: mos e teproni me reagimin.

DEMI
Keni aftësi shumë të mira kërkimore, por kaq nuk do të mjaftoj për sot. Diçka lidhur me punën apo me shëndetin do t’ju kthejë përmbys çdo situatë të mundshme, krejt papritur. Është diçka që do t’ju vijë pa e kuptuar as ju vetë. Përpiquni vetëm të bëni më të mirën për ta përballuar.

BINJAKËT
Prindërit e kësaj shenje duhet ta dinë që sot mund të përballen me përplasjen mes fëmijëve për çështje prone. Ja pse duhet të tregoheni vigjilentë. Mini-aksidente mund t’ju prishin ditën, në një kohë që planet sociale mund të ndryshojnë pa pritur e pa kujtuar.

GAFORRJA
Rutina në shtëpi do të pësojë ndryshime ditën e sotme. Detaje të vogla mund të shkatërrojnë gjithçka, ashtu sikurse mund t’ju kthehen probleme të vjetra që keni përballur në jetë. Prisni një vizitë nga dikush që e kishit harruar plotësisht. Më mirë qendroni veshur!

LUANI
Bënj kujdes, pasi sot mund të përplaseni me këdo, kurdo. Më e pakta që mund t’ju ndodhë është ndryshimi i rutinës ditore. Qendroni me këmbë në tokë, nëse doni të përshtateni me situatat. Mos hapni debate politike, raciale apo fetare me të tjerët, nëse doni të shmangni konfliktet.

VIRGJËRESHA
Fokusohuni thellësisht tek financat, pasi ajo që nuk e prisni mund të ndodhë. Mos u habisni nëse ju ndodh të gjeni apo të humbni para. Diçka që e doni shumë mund të dëmtohet, humbi ose vidhet. Prandaj, sytë katër për sigurinë tuaj…

PESHORJA
Një bisedë me partnerin apo mikun e ngushtë do të jetë më intensive nga se e mendoni. Gjëra që as nuk e kishit imagjinuar, sot mund t’ju përplasen më fytyrë. Kjo, sepse njerëzit janë menduar mirë mbi atë çka thonë. Çudirërisht diçka e tillë do t’ju pëlqejë pa masë.

AKREPI
Gjithçka që lidhet me punën, profesionin apo shëndetin tuaj, sot do të jetë e paparashikueshme. Merrni parasysh që jo gjithmonë është pozitive të largoni të tjerët, për të arritur çfarë doni, në mënyrën që doni vetë. Vetëm mendoni: a është një veprim i zgjuar? Cilat janë objektivët tuaj? Më mirë dëgjoni të tjerët, se sa të flisni vetëm vetë.

SHIGJETARI
Fusha e romancës do të ndryshojë gjithçka sot, në sensin pozitiv. Nëse gjërat shkojnë më mirë seç duhet, mos e jepni veten në maksimum. Uluni dhe prisni sa situatat të normalizohen. Planet me miqtë mund të anulohen ose ndryshojnë në moment të fundit.

BRICJAPI
Diskutimet në familje do të kenë përplasje të forta. Kjo mund të vijë nga ndjesia që do të keni për të qenë rebelë, pa e kuptuar as ju vetë.  Debatet e ashpra mund t’ju mbajnë larg ose t’ju bëjnë të vraponi nga ambienti famijar. Përpiquni të mos bini pre e tundimeve të tilla dhe të qendroni në shtëpi.

UJORI
Mbani sytë hapur, pasi konfliktet mund të përplasen nga çasti në çast me ju. Qendroni të kthjellët dhe në formë. Shmangni debatet me të afêrmit apo njerëzit e ngushtë të familjes, pasi nuk përbën sens. Qendroni në rregull me veten, për një jetë sa më normale dhe stabël.

PESHQIT
Kontrollini mirë gjendjen financiare sot. Sigurohuni të dini në mënyrë perfekte se çfarë po ndodh, pasi problemet me financat do të vijnë krejt papritur. Bëhuni hiperaktivë, në mënyrë që të mos mposhteni nga negativiteti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF