Rita Ora zbulon emrin e shqiptares tjetër që do të jetë pjesë e ‘Fifty Shades Freed’! - Celebrity
KreuCelebrity

Rita Ora zbulon emrin e shqiptares tjetër që do të jetë pjesë e ‘Fifty Shades Freed’!

Duket se vajzat nuk kanë të ndalur…Lajmi se Rita Ora do të ishte pjesë e ‘Fifty Shades of Grey’ gëzoi jo pak fansat, por edhe shqiptarët në veçanti. Edhe pse me një rolm fare të vogël, nuk mund të themi se prezenca e Ritës u anashkalua lehtë. Në këtë pjesë të fundit të triologjisë, ‘Fifty Shades Freed’ premton se do ta sjellë këngëtaren krejt ndryshe, seksi e siç nuk e kemi parë kurrë më parë në ekranin e kinemasë.

Rita ka filluar postimet në rrjetet sociale, duke publikuar dhe listën e kolonës zanore të filmit. I dyti dallohet emri i saj dhe i Liam Payne, bashkëpunim për këngën ‘For You’, por kjo nuk është e gjitha. Ora nuk është e vetmja shqiptare që dallon në listë. Pak poshtë saj në renditje, mund të lexohet fare mirë emri i Dua Lipës, krahë atij të Whathan, për këngën ‘High’. Me pak fjalë, kjo pjesë e fundit e ‘Fifty Shades’ do të prezantohet me dy vajza me origjinë vendase, për ta përmbyllur triologjinë si duhet. (Një arsye më shumë për të parë filmin!)

Ndryshe nga Rita, Dua nuk është marrë pothuajse fare me këtë ‘fushatë’ të filmit, e mesa duket çdo gjë do të mbetet për t’u zbuluar më vonë nga ana e saj. Nuk na mbetet të themi gjë tjetër përveçse: bravo, vajza!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF