Rita Ora, modele dhe stiliste njëherazi, siç nuk e keni parë ndonjëherë… - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Rita Ora, modele dhe stiliste njëherazi, siç nuk e keni parë ndonjëherë…

 

 

Hapat e Orës në fushën e modës po bëhen çdo ditë dhe më bindëse. Ajo tanimë ka krijuar një lidhje të qëndrueshme me linjën e veshjeve intime Tezenis, së fundmi edhe si stiliste.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të saj, më sensuale se kurrë, ku paraqet disa pjesëza të koleksionit që ajo vetë ka krijuar. Koleksioni pritet të jetë në treg në fillim të nëntorit.

 

Veshjet intime, që mbajnë firmën e popstar-it me origjinë shqiptare, janë kryesisht të zeza,  të qëndisura apo edhe transparente. Është zgjedhur e zeza pasi ngaherë ka qenë jo vetëm sinonim stili por edhe joshjeje…

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF