Albano Bogdo: E urrej mamanë time! Arsyeja do t’iu çudisë… - Celebrity
KreuCelebrity

Albano Bogdo: E urrej mamanë time! Arsyeja do t’iu çudisë…

Në pamje të parë duket një deklaratë e çuditshme por ajo që ka përcjellë aktori Albano Bogdo tregon se sa e vështirë dhe e padrejtë është jeta sot. Aktori ka shkruajtur një mesazh në FB ku thotë se urren nënën e tij. Mos u shqetësoni, nuk e urren vërtet, por ka zgjedhur këtë mënyrë për të përcjellë një mesazh. “E urrej mamanë time. Më shtyu të lexoja libra gjithë jetën dhe sot ata libra nuk më hyjnë në punë. Më mësoi të jem i ndershëm dhe mbeta fukara. Më tha që kur të më jepet mundësia të ndihmoj dikë, mos t’i kërkoj gjë si shpërblim. Më urdhëroi deri sa të vdisja, kur të shihja dikë të moshuar në këmbë, t’i liroja vendin. Më përgatiti të jetoja në një botë që nuk ekziston më. Prind i paaftë. Më katandisi njeri të mirë, dhe më lëshoi në një botë me ujqër që hanë fëmijët për lekë”, shkruan aktori.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF