Ilda Bejleri dhe Arilena Ara me të njëjtin fustan - Celebrity
KreuCelebrity

Ilda Bejleri dhe Arilena Ara me të njëjtin fustan

Nuk është më një fakt i panjohur që personazhet e famshëm të veshin herë pas here të njëjtat veshje. Së fundmi, të njëjtën gjë ka bërë moderatorja Ilda Bejleri dhe këngëtarja Arilena Ara. Në daljet e tyre televizive ato kanë veshur të njëjtin fustan “nude”. Nga kërkimi në profilet e vajzave në Instagram dhe nga fotot respektive të postuara, kupton që si Ilda dhe Arilena e kanë marrë fustanin në të njëjtin dyqan.
Arilena Ara ka postuar në Instagram foto dhe video katër ditë më parë, teksa mban veshur fustanin. Ndërkohë që moderatorja Bejleri ka shpërndarë foton me fustanin vetëm mbrëmjen e djeshme. Ilda u frymëzua nga Arilena apo anasjelltas? Apo ishte thjesht një rastësi? Rëndësi ka që të dyja duken bukur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF