Ashley Graham, modelja mbipeshë që po ndryshon konceptin e së bukurës! - Fashion
KreuFashion

Ashley Graham, modelja mbipeshë që po ndryshon konceptin e së bukurës!

Modelja e kolme Ashley Graham ia ka dal të jetë në kopertinën e revistës Elle në Kanada. Plot vetëbesim ajo ka pozuar për revistën e njohur, ndërkohë që shfaqet tejet sensuale dhe joshëse.
Modelja 28 vjeçare vjen në këtë set fotografik ndryshe, ndërkohë që bodysuit i zi i nxjerr në pah format. “Të marrësh përgjegjësinë”, është titulli që shoqëron këtë kopertinë. E kush më mirë se Ashley mund të marr këtë përgjegjësi? Që në daljet e saj të para, ajo theu tabutë lidhur me peshën ideale, ndërkohë që pozoi fillimisht për kopertinën e revistës “Sports Ilustrated”.
Graham është konsideruar ndryshe si modelja që po revolucianizon botën e modës dhe po ndryshon konceptin e së bukurës në tërësi. Ajo peshon 90 kilogramë dhe është 1 m e 77 cm e gjatë. Që prej daljes së saj të parë, duket se ajo po kthehet në një nga fytyrat më të preferuara të revistave. Jo vetëm kaq, por Ashley ka hedhur në treg edhe linjën e saj të të brendshmeve për gratë e masave të madhe, e cila ka rezultuar një sukses.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF