Bashkëshortja e Elvis Naçit rrëfen emocionet e takimit të parë; Ja si u njohën - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Bashkëshortja e Elvis Naçit rrëfen emocionet e takimit të parë; Ja si u njohën

Fatma ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5” për të folur për familjen e tyre. Çifti shumë i dashur për publikun shqiptarë mbajnë mbi supe një martesë të suksesshme dhe 17 vite njohje të cilat Fatma i ndau mes emocionesh në studio.

 

 

 

Me nje nga grate me te bukura qe ka qene ndonjehere ne studio, Fatmen, qe flet per bashkeshortin e saj @elvisnaci dhe “te dashuren” e tij… degjoje deri ne fund ? #ftesënë?? #ngaehënanëtëpremte #ora??

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

Ajo rrëfeu edhe takimin e parë me Naçin duke e përshkruar kështu atë moment:

“Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha pafund emocione. Isha e shoqëruar nga motra ime. Edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, të cilën vazhdoj ta kem dhe tani. Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje. Kur u takuam bashkë, Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot.”– ka treguar Fatma.

Elvis Naçi dhe Fatma janë prindër të tre fëmijëve  dy djemve dhe një vajzë të cilët i kanë prezantuar edhe me publikun e shumtë që i ndjek në rrjetet sociale.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF