Çfarë e bashkon Flori Mumajesin me Blerina Bombaj? - Celebrity
KreuCelebrity

Çfarë e bashkon Flori Mumajesin me Blerina Bombaj?

Gati 2 javë më parë, u bë e ditur nga Eni Çobani, se së shpejti do ta shohim në një format televiziv, së bashku me Flori Mumajesin. Ky lajm i habiti të gjithë, duke marrë parasysh se profilet e të dy personazheve janë krejt të ndryshëm. Para disa ditësh, pamë një tjetër postim nga Eni, ku shihej me Florin në Kompleksin Marigona në Prishtinë, natyrisht për projektin, që mezi po presim të transmetohet. Por, 48 orët e fundit, një tjetër personazh është bërë pjesë e lojës. Bëhet fjalë pikërisht për Blerina Bombaj, e cila ka publikuar një foto me Mumajesin dje, ndërkohë që ky i fundit ‘ia ka kthyer me të njejtën monedhë’, jo më larg se disa orë më parë. E dini se çfarë është më interesante? Bombaj ndodhet në të njejtin kompleks të kryeqytetit kosovar. Me pak fjalë, ky triangël personazhesh pritet të na surprizojnë me diçka krejt të re, për të cilën nuk kemi më shumë informacion se aq sa përmendëm më lart. Në galeri do mund të ndiqni postimet e plota.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF