Cameron Diaz rrëfen arsyet e tërheqjes nga Hollywood - Celebrity
KreuCelebrity

Cameron Diaz rrëfen arsyet e tërheqjes nga Hollywood

Nuk është parë në filmat e fundit të Hollywood-it, prej afro dy vitesh. Edhe pse me një karrierë të mbushur me role në prodhime nga më të ndryshmet, Cameron Diaz ka vendosur të largohet (përkohësisht) nga gjigandi filmik. “Jam lodhur së udhëtuari nga një vend në tjetrin, vetëm për hir të punës si aktore”, është shprehur ajo në një intervistë, ku shokoi me pranimin e faktit që tashmë është tërhequr nga Hollywood. Kjo nuk është arsyeja e vetme, e në fakt, arsyetimi i dytë lidhur me këtë vendim, është sa i vërtetë, po aq dhe i dhimbshëm për pjesën dërrmuese të artistëve. “Kur i drejtoj vetes pyetjen ‘kush jam’, realisht nuk kam një përgjigje, dhe kjo është më e vështirë se sa duket”, ka vijuar më tej Cameron, duke bërë kështu një zgjedhje të veçantë për jetën e saj si një 41 vjeçare ende e pamartuar. Epo, jo më kot profesione të tilla paguhen aq shumë, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF