Çanta ‘Story’, e Alexander McQueen, ka ‘vjedhur’ zemrën e Selena Gomez, Naomi Campbell dhe shumë vipave të tjerë! - Celebrity
KreuCelebrity

Çanta ‘Story’, e Alexander McQueen, ka ‘vjedhur’ zemrën e Selena Gomez, Naomi Campbell dhe shumë vipave të tjerë!

Selena Gomez, Naomi Campbell dhe Kaia Gerber, duket se janë të dashuruara pas çantës së Alexander McQueen. Ato janë konsideruar si burim frymëzimi të trendeve të modës.

Kaia Gerber në ndryshim nga këngëtarja dhe modelja, nuk ka pasur ndonjëherë shijë në veshje, por me këtë zgjedhje na i ka thyer të gjitha ‘steriotipet’, e krijuara për të.

Të tre artistet janë fotografuar në raste të ndryshme me çantën ‘Story’. Ato nuk janë të vetmet, të cilat kanë shtuar në garderobën e tyre, një McQueen, gjithashtu edhe Soo Joo Park dhe Liya Kebede i janë ‘bashkuar grupit’, të çantës ‘Story’.


Nuk është çudi pse të gjithë janë të fiksuar pas saj. Ajo mund të përdoret në tre mënyra të ndryshme:


1. Si kuletë, e pajisur me një dorez ngjyrë ari, e cila nga larg jep idenë sikur keni vendosur një unazë floriri.
2. Mund të përdoret në përditshmëri.
3. Në një mbrëmje festive, lëkura e saj në kombinim me dorezën e harkuar, janë harmonizimi perfekt nëse doni të shkëlqeni.

Çanta është në treg në katër ngjyra. Ato janë një harmonizim perfekt i të katër stinëve të vitit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF