Çizmet “Saint Laurent” 10.000 dollarë, cilët VIP-a shqiptarë i kanë blerë? - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Çizmet “Saint Laurent” 10.000 dollarë, cilët VIP-a shqiptarë i kanë blerë?

Ishte Kendall Jenner ajo që prezantoi trendin e çizmeve plot shkëlqim e gurë, me çizmet e saj “Yves Saint Laurent”, plot 10.000 dollarë, kur i veshi në ditëlindjen e saj, vetëm me një palë xhinse dhe kanatiere të bardhë që i shpaloste muskujt e barkut.

Ç’mund të veshësh tjetër xhanëm, kur të gjithë veshjen e bëjnë çizmet?!

Rezultate imazhesh për kendall jenner yves saint laurent boots

Rezultate imazhesh për ysl boots

Më pas, menduam që ishte Emina Cunmulaj ajo që kishte rënë në gjurmë të çizmeve e para, megjithëse më vonë doli që çizmet e Eminës ishin të firmës “Steve Madden”, me çmimin 300 dollarë.

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

https://www.instagram.com/p/BasAbJrF0y6/?taken-by=stevemadden

Sido të jetë, të cilësdo firmë të jenë çizmet, mjafton të jenë me shkëlqim dhe do të rrëmbehen nga VIP-at!

Çizme të tilla ia kemi parë deri tani Ronela Hajatit, në një koncert të sajin. Duket se Ronela ka të njëjtat çizme si Emina, të cilat dallojnë nga çizmet “YSL” nga taka e tyre.

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Më pas, Adelina Tahiri ka zbrazur llogarinë e saj bankare, duke blerë çizmet e Kendall Jenner, që siç thamë janë 10.000 dollarë.

A post shared by Adelina Tahiri Markov (@adelina_tahiri1)

Së fundmi, edhe Enca Haxhia i ka bërë të sajat po këto çizme, siç shihet në foton e fundit në Instagram. Megjithatë, nga tag-u i artistes, duket se çizmet janë një imitim, dhe janë blerë në dyqanin “La moda”, për 85 paund.

Mbase edhe Adelina nuk i ka çizmet të firmës “YSL”, megjithëse artistja nuk ka thënë gjë.

A post shared by ENCA (@enca)

 

A janë të bukura çizmet? Tmerrësisht shumë! Por të shpenzosh 10.000 dollarë për to duket çmenduri!

Me sa duket, këtë kanë menduar edhe shumë prej VIP-ave shqiptarë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF