Rozana Radi merr përgjigjje nga Çmimet “Kult”: “Kult është promovim i vlerave, jo…” - Celebrity
KreuCelebrity

Rozana Radi merr përgjigjje nga Çmimet “Kult”: “Kult është promovim i vlerave, jo…”

Pas shpërthimit të Rozana Radit për mos nominimin e këngës së saj “Ma thuaj ti” në çmimet “KULT”, kategoria “Kënga e vitit”, Ylli Sula, presidenti i akademisë, sqaron mbi këtë çështje në emisionin “Jo vetëm modë”.

Çmimet Kult më shumë sesa garë, janë promovim i prurjeve më të mira dhe vlerave më të mira. Ajo çka kishte thënë Rozana kam përshtypjen se vjen nga mosnjohja e procesit të Kultit. Kulti nuk është shumatore e fituesve të çmimeve të dhëna. Kulti liston këngët të cilat do të votohen dhe më pas nxirren kandidaturat.”, u shpreh ai.

Ndërkohë, për çmimet “Kult” janë nominuar tre prej këngëve pjesëmarrëse tek “Kënga Magjike”, gjë që shpjegon frustrimin e Rozana Radit. Ajo postoi në Instagramin e saj foton e mëposhtme, ku edhe shkruhej: “Me kuriozitet të madh po presim ndarjen e çmimeve “KULT”. Se si do ta përballojmë deri atë ditë, nuk e di! Unë mendimin tim po e jap një herë këtu”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF