Gazeta “Daily Mirror” blen dy konkurrentët - Busull
KreuBusull

Gazeta “Daily Mirror” blen dy konkurrentët

Kompania botuese e tabloidit të majtë britanik “Daily Mirror” ka bwrw tw ditwru ditwn e sotme se ka blerw disa tituj, pwrfshirw edhe konkurrentwt e tij tw djathtw “Daily Express”, “Daily Star” dhe revistën ” OK!” për 126,7 milionë stërlina (143 milionë euro), në konsolidim të plotë të një sektori të përballur me uljen e shitjeve dhe të reklamave.


Dy gazetat, më të shitura pas Luftës së Dytë Botërore, janë përballur me një rënie të vazhdueshme të tirazhit të tyre.

Në dhjetor, 2017, “Daily Mirror” kishte një tirazh të përditshëm prej 580 000 kopje, një shifër në rënie prej 18,84 për qind në raport me muajin dhjetor 2016, ndërkohë që “Daily Express” ka regjistruar një rënie prej 6,82 për qind duke arritur në 364 mijë kopje.


Me blerjen e këtyre titujve, “Daily Mirror” bëhet kështu një nga redaksitë më të forta të medias britanike.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF